ilustrim: Naser Fejza

Moti për sot

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.