Moti për pesë ditët e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë Celsius
Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar rritje të temperaturave në pesë ditët e ardhshme në Kosovë.
Sipas parashikimit, temeperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura , vetëm në disa zona të izoluara” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimi i plotë:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E martë – Mot kryesisht i ngjajshëm, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi I verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 1-6m/s.