Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditët e ardhshme, reshje bore e shiu dhe ngritje e temperaturave

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se në 5 ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbretërojë mot kryesisht i qetë, me mundësi të reshjeve të borës dhe të shiut gjatë fundjavës.

Sipas njoftimit, temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte për mjegull. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë por që gjatë pjesës së dytë të javës do të ketë ngritje graduale të temperaturave, ku të premtën do të shënohet vlera nga 7-10 gradë Celsius.

Bora do të fillojë të shkrihet gradualisht mirëpo gjatë së premtes pritet të ketë vranësira të dendura dhe kjo do të mundësojë të ketë reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.