Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cilat janë temperaturat që pritet të mbizotërojnë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë (29.07.2024 – 02.08.2024).

Sipas IHMK-së të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale u tha se do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Po ashtu është thënë se do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Për të martën pritet prapë mot kryesisht i ngjashëm por më i freskët se dita e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius dhe do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa të enjten Instituti njoftoi se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius dhe do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Të premten moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

Instituti shtoi se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Po ashtu është thënë se muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve.