Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për pesë ditët e ardhshme
Moti në fillimin e javës që vjen (04.11-08.11.2024) pritet të jetë i qetë në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mëngjeset parashihen të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë e të dendur.
Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira si dhe me temperaturë minimale nga -3 deri në 0 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 10-13 gradë Celsius.
Dita e marte parashihet të jetë me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius kurse ato maksimalet mes 13-15 gradë Celsius.
Mot i vranët dhe me intervale dielli pritet edhe të mërkurën. Temperaturat minimale priten nga -3 deri në -1 gradë, kurse maksimale mes 14-16 gradë Celsius.
Të enjten pritet mot me dill dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen mes -3 deri në -1 gradë Celsius kurse maksimale nga 14 deri në 17 gradë.
E premtja po ashtu parashihet me pak vranësira dhe me intervale dielli. Temperaturat minimale lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius kurse maksimalet nga 14-17 gradë.