Moti për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që parashikohet të marr në pesë ditët e ardhshme, nga 26 deri më 30 gusht 2024.
Sipas njoftimit, të hënën pritet të marr mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
IHMK ka parashikuar se më 26.08.2024 pritet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Për të martën u theksua se do të jetë mot me diell dhe pjesërisht vranët, ku vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veri-perëndime lehtë dhe lokalisht e fortë” – njoftoi Instituti.
Për të mërkurën u njoftua se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale për të mërkurën u njoftua se do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s” – theksohet në njoftim.
Për ditën e katërt të javës, të enjten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s” – shtohet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërsa për të premten po ashtu pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat u tha se në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu, teksa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Të premten pritet të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV njoftohet se gjatë gjithë javës mbetet i lartë, prandaj udhëzohet respektimi i këshillave të IKSHP.