Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjithashtu do ketë edhe ngritje graduale të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s, thuhet në njoftim.