Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot deri të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm në Kosovë.

Sot parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Ndërsa nesër, mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë.

“Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit, të mërkurën parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

Një ditë më pas, të enjten parashihet mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

Të premten është paraparë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

“Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s” – thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2.