Moti për nesër me diell dhe vranësira të shpërndara

Nesër në vendin tonë do të mbreterojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.