Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për nesër dhe ditët në vijim

 

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se temperaturat për ditët në vijim do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17”, thuhet në njoftimin e këtij instituti, ku tutje theksohet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërkaq, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.