Moti për nesër

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielen parashihet mot i ndryshueshëm.

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë shqotë (kur bie borë bashkë me shi).

Të dielen përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s” – thuhet në njoftim.