Moti për nesër
06.8.2022 - 23:01
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së nesërme pritet që të jetë me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale pritet të jenë 15 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.