Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për nesër

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës(IHMK) ka njoftuar se pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundesi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.