Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës në disa vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius kurse temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultra-vjollcë do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHPK-së, që nga ora 09:00 deri në orën 17:00, qytetarët të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajnë çadër, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krem kundër rrezeve të diellit.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.