Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër zyrtarisht do të fillojë stina e pranverës dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta por që nuk ka shenja të reshjeve.

Sipas njoftimit temperatura minimale do të lëvizin -6 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius si dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

IHK-ja njofton se kjo situatë meteorologjike si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.

Një njoftim gjithashtu bëhet e ditur se pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Ky është njoftimi i IHK-së:

Moti nesër, 20.03.2022

Sot zyrtarisht fillon stina e pranverës ne orën 16:33 dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje. Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.