Ilustrim: Naser Fejza

Moti për nesër

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor, kurse në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.