Moti për këtë javë

Instituti Meteorologjik i Kosovës parasheh mot me temperatura mbi vlerat mesatare të muajit janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.