Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore.

Mot i ngjashëm me lëvizje të lehta të temperaturave parashihet të na shoqërojë gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike. Në fushata termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./RTV21