Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se pas reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike po shkon drejt stabilizimit.

Sipas njoftimit, këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.

“Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme”, thuhet në njoftimin e institutit në Facebook.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Moti për dy ditë 21-22.08.2020Pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon…

Publiée par Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sur Jeudi 20 août 2020

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për motin e ligë këto ditë në Kosovë, i cili në disa qytete ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

FOTO – Dëmet materiale nga stuhia e shiut në Gjilan