Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët  e ardhshme në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

IHMK-ja ka theksur se situata meteorologjike do të mbetet stabile.

“Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes!”, thuhet në njoftim.