Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK-ja.

Moti për dy ditë 30.09-01.10.2020Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të…

Publiée par Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sur Mardi 29 septembre 2020