Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin për dy ditët e ardhshme.

Sipas këtij instituti. moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët dhe temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Kurse, maksimalet parashihet të jenë mes 12-14 gradë Celsius për ditën e mërkurë dhe të enjte.

“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim për media.