Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do kemi mot me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit temperarura minimale do jetë mes 7-9 gradë celcius, kurse ajo maksimale mes 23-25 gradë celcius.

“Për dy ditët e ardhshme, 02-03.10.2020, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se do fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.