Foto: KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

” Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.”, thuhet në njoftimin e Institutit.