Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës në bazë të  parashikimeve ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell.

Do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.

“Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes” thuhet në njoftimin e Institutit.