Moti për dy ditët e ardhshme

Të mërkurën dhe të enjten, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe stabil.

Në zona malore do të ketë kushte për vranësira.

Temperaturat do të arrijnë 30 deri në 35 gradë Celcius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë fundjavës, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.