Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale do jetë 2 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 13 gradë celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.