Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Në dy ditët në vazhdim pritet që të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata të diellit.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Ndërsa, të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.