Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje shiu, me vranësira të dendura.

Sipas IHK-së, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-13 gradë celsius. Do të fryjnë erëra mesatare nga verilindja

Sipas IHK-së të martën e javës së ardhshme do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell. Por, nga dita e enjte parashihen reshje, të intensitetit të dobët.

Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.