Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së të premten parashihen vranësira të përcjellura me rreze dielli dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Ndërsa të shtunën do të mbaj mot i vranët me reshje të dobëta bore dhe shiu.

Reshjet e borës do të jenë më intensitet më të lartë në viset malore.

Temperatura minimale do të jenë ndërmjete -3 dhe 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet pritën të lëvizin në mes 2 dhe 8 gradë.

Era do të fryej në drejtim jugperëndim dhe veriperendim.