Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas njoftmit temperaturat do të lëvizin nga -4 gradë celsius ajo minimale në 11 gradë celsius ajo maksimale.

“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. ” thuhet në njoftim.