Moti - Foto: Rtv21

Moti për dy ditë, të enjten shi e borë

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius

Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.