Moti për dy ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, theksohet në njoftim.

IHMK-ja ka shtuar se kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.