Moti për ditën sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius.

Sipas joftiit sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

“Reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.