Moti për ditën e sotme

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësira të pakta parashihen në vise malore.

Sot, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që nga ora 10:00 – 17:00, qytetarët të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.