ilustrim: Naser Fejza

Moti për ditën e sotme

Në vend sot do të mbajë mot me reshje shiu dhe bore.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duke shtuar se vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore”, thuhet në njoftim.

Kurse, sa i përket temperaturave, IHK thotë se ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemëtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohen nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe ditën e marte)”, shton Instituti.