Moti për ditën e sotme

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dy ditët në vijim nuk pritet të ketë reshje të shiut apo të borës, por temperaturat minimale pritet të bien deri në -7 gratë.

Temperatura më e lartë e ditës pritet të shkojë deri në 7 gradë Celcius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.