Moti për ditën e sotme

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Mëngjesi i së enjtes do të jetë i ftohtë, përgjatë ultësirave do të ketë mjegull/ vranësira të ulëta.

Gjatë ditë vranësirat do të shpërndahen ku në mbrëmje do të ketë kthjellime.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.