Parashikimi i motit - Foto: Rtv21
Moti për 5 ditë, nesër riga shiu e stuhi, nga e marta temperatura të larta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me temperatura të larta.
Sipas njoftimit, nesër parashihet do të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.
Ndërsa nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.
IHK ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë kushte të tjera meteorologjike.
“Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi. Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër”, thuhet në komunikatë.
Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi.