Moti për të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikoj dukshëm në rënien e fushave termike në atë pjesë të Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s”, thuhet në njoftim.