
Moti nesër, vranët dhe me reshje shiu
16.4.2022 - 23:31
Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me reshje bore.
Temperaturat do të arrijnë vlerën maksimale 8 deri në 10 gradë Celsius.
“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.