Moti nesër, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

“Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20gradë Celsius“, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja gjithashtu bën apel që  në orët e mesditës të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindja. /21Media