Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti nesër, temperaturat bien nën zero

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimet e motit për nesër, që sipas tyre do të jetë nën zero.

Sipas Institutit, moti nesër do të jetë me diell po i ftohtë dhe temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë celsius.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.