Moti nesër - reshje shiu e bore, të enjten i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore, ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.