Moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK-ja .