Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti nesër në Kosovë

Nesër (e mërkurë) në Kosovë do të mbizotërojë mot i ngjashëm me ditën e sotme, me vranësira dhe intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK, vranësirat në disa vende parashihen të sjellin riga të izoluara shiu.

Nga e marta, temperaturat do të jenë për 4 deri në 6 gradë më të ulëta se sa që ishin ditën e hënë.

Moti gjatë kësaj jave është parashikuar të jetë i ndryshueshëm, me vranësira por dhe me rreze të diellit.