Moti nesër me shi e borë

Nesër në Kosovë pritet të jetë mot i vranët dhe të ketë reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.