Moti nesër me diell, të shtunën me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e nesërme  do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius.

Ndërsa të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe priten edhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.