Moti nesër, i ndryshueshëm dhe i freskët
11.9.2019 - 00:05
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media