(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Moti nesër e pasnesër, pritet të vazhdojnë reshjet e borës

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta të borës, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale parashihet  të jenë prej -3 deri -2 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërsa ditën e enjte parashihet të jetë mot me kthjellime të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s”, bëhet e ditur nga IHK.